Një vit nga vrasja e Ilaria Sulës, prindërit e 22-vjeçares: Shkelën gjakun e fëmijës sonë! Markun dhe nënën e tij…

Një vit nga vrasja e Ilaria Sulës, prindërit e 22-vjeçares: Shkelën gjakun e fëmijës sonë! Markun dhe nënën e tij…

Një vit pas vrasjes së 22-vjeçares Ilaria Sula, prindërit e saj vazhdojnë të kthehen pothuajse çdo fundjavë në vendin ku u gjet trupi i vajzës së tyre, në një greminë përgjatë rrugës malore në Capranica Prenestina, pranë Romë. Banorët e zonës tashmë e quajnë atë segment “rruga e Ilarias”. Studentja shqiptare nga Terni u vra më 25 mars të vitit të kaluar nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson. Trupi i saj u gjet më 2 prill nga forcat e rendit, i mbyllur në një valixhe dhe i fshehur mes ferrave pranë rrugës. Prindërit e saj, Flamur dhe Gezime Sula, kujdesen për memorialin e ngritur në vendin ku u gjet vajza e tyre. Nëna pastron pllakën përkujtimore dhe fotografitë, ndërsa babai rregullon lulet dhe ambientin...