Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Një vit i mallkuar për t’u harruar
Nga Kreshnik Spahiu “Nuk ka vite për t’u jetuar dy herë; disa janë bërë vetëm që të lihen pas”— shkruante dikur Albert Camus, La Peste (Murtaja) Ndoshta vërtet viti 2025 ishte bërë për t’u lënë pas dhe ndoshta për t’u harruar. Ka periudha në jetën e njeriut që nuk jetohen, por vetëm durohen. Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan një vit të errët, plot drama dhe pa shpresë. Viti që kaluam ishte një faqe e zezë në sytë e miliona turistëve që nuk do të rikthehen më: në pirgjet e plehrave, në bregdetin me fekale, në kazanët që digjen, në rrugët me qen dhe mace endacake, në autostradat me shoferë të çmendur, në shtetin pa trena dhe pa transport publik, në hotelet me çmime pa logjikë, në...