Një skemë kriminale/ Një llogari bankare në Vjenë, që po tret miliardat e naftës shqiptare

Një skemë kriminale/ Një llogari bankare në Vjenë, që po tret miliardat e naftës shqiptare

Klodian TomorriNë kryeqytetin austriak, në njërën nga degët e shumta të Bankës Raiffeisen atje, është hapur një llogari bankare. Zotëruesi i llogarisë është kompania Bankers Petroleum Albania.Ndonëse në pamje të parë ky duket si një veprim normal, që bizneset bëjnë në veprimtarinë e tyre të përditshme, kjo llogari është qendra e një aktiviteti të madh kriminal, i ngritur qëllimisht për të zhdukur miliardat e naftës së Patos Marinzës duke lënë në Shqipëri gropat e mëdha të borxheve dhe taksave të papaguara.E gjitha kjo bëhet me bekimin e autoriteteve shqiptare dhe thelbi i skemës kriminale është i thjeshtë. Bankers Petroleum arkëton miliarda euro nga shitja e naftës që nxjerr në Marinzë, por në Shqipëri nuk vjen asnjë qindarkë. Të gjitha paratë shkojnë në llogarinë e Austrisë...