Një orë para protestës opozitare/ Angazhohen mbi 1300 efektivë policie,vendosen në gatishmëri edhe autobotet me ujë

Një orë para protestës opozitare/ Angazhohen mbi 1300 efektivë policie,vendosen në gatishmëri edhe autobotet me ujë

Mbi 1300 efektivë policie janë në gatishmëri për të mbarëvajtur protestën e opozitës para kryeministrisë. Bëhet me dije se janë vendosur në gatishmëri edhe autobotet me ujë, me qëllim ndërhyrjen për të shpërndarë protestuesit nëse do të jetë e nevojshme. Një kordon policie do të jetë në perimetrin e kryeministrisë, ndërsa nëse do të jetë skenari i protestës së kaluar, policia do të zhvendoset edhe përpara Parlamentit.