Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për kryetarin e Degës së Partisë Demokratike në Vlorë. Fituesja e garës është shpallur kandidatja Nada Meçorapaj, e cila ka siguruar shumicën dërrmuese të votave. Procesi i votimit u zhvillua gjatë ditës së sotme në ambientet e degës së PD-së në zonën e Skelës. Votimi u mbyll në orën 18:00, ndërsa menjëherë pas përfundimit të tij nisi edhe procesi i numërimit të votave. Në garë për drejtimin e degës së PD në Vlorë ishin dy kandidatë: Nada Meçorapaj, ish-deputete dhe sekretare e degës së PD në këtë qytet, si dhe Daling Banushi, anëtar i kryesisë së PD Vlorë. Sipas rezultatit përfundimtar të numërimit, Meçorapaj ka marrë 496 vota, ndërsa Banushi 106 vota. Nga procesi i votimit...