Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcohen kapacitetet e bashkive përgjatë lumit
Shqipëria dhe Gjermania hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për zhvillimin e qëndrueshëm të Parkut Kombëtar të Vjosës me nisjen e projektit “Vjosa e Gjelbër”, një iniciativë që synon mbrojtjen e natyrës, përfshirjen e komuniteteve lokale dhe zhvillimin ekonomik përmes turizmit të qëndrueshëm. Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha se projekti është rezultat i një pune të gjatë dhe negociatave të nisura më herët në Berlin dhe finalizuar si bashkëpunim mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Gjermanisë. Ai theksoi se “Vjosa e Gjelbër” do të forcojë kapacitetet e bashkive përgjatë Vjosës, do të mbështesë iniciativat e komunitetit dhe do të ndërtojë një model të integruar menaxhimi të natyrës që mund të shërbejë si shembull edhe për zona të tjera të vendit, duke kontribuar në rrugëtimin...
Burimi:
argjiroja.net