Nis mbledhja e Bordit të Paqes, mbërrin Trump! Shtrëngim duarsh me Ramën dhe Osmanin

Nis mbledhja e Bordit të Paqes, mbërrin Trump! Shtrëngim duarsh me Ramën dhe Osmanin

Instituti amerikan i Paqes në Uashington mirëpret sot takimin e parë të Bordit të Paqes të krijuar nga presidenti Donald Trump. Pjesë e takimit janë edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga kryeministri Rama, dhe Kosova nga Vjosa Osmani. Në Uashington kanë mbërritur liderët, ndërsa sipas axhendës, mes 26 folësve është edhe kryeministri Rama. Ky i fundit do të firmosë dhe marrëveshjen për anëtarësimin e Shqipërisë në organizatë me statusin vend anëtar themelues. I pari që do të mbajë fjalim është presidenti Trump, Marco Rubio, i cili ndiqet nga Witkoff. Bordi, i krijuar për rindërtimin dhe përpjekjet humanitare në Gaza, do të njihet edhe me njoftimin për 5 miliardë dollarët që shtetet anëtare kanë ofruar për këtë qëllim. Rindërtimi i Gazës pritet të kushtojë 70 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të Kombeve...