Nis kompensimi për dëmet nga zjarri, 191.5 milionë lekë në dispozicion për 10 bashki
Që prej ditës së djeshme ka nisur kompensimi për dëmet e shkaktuara nga zjarret gjatë periudhës 15 qershor – 15 shtator. Ministria e Mbrojtjes thotë se në dispozicion janë 191.5 milionë lekë për 10 bashki të vendit. “191.5 milionë lekë të vendosura në dispozicion për 10 bashki. Qe nga dje ka nisur kompensimi për dëmet nga zjarret në periudhën 15 Qershor – 15 Shtator 2025, nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile drejt bashkive, pas përfundimit të vlerësimit dhe verifikimit të plotë”, thuhet në njoftim.
Burimi:
sot.com.al