“Ngushtica e Hormuzit, armë strategjike e Iranit”, Deliu: Ja si po vendos Garda Revolucionare minat detare!

“Ngushtica e Hormuzit, armë strategjike e Iranit”, Deliu: Ja si po vendos Garda Revolucionare minat detare!

Ish-deputeti i PS dhe eksperti i sigurisë Denis Deliu ka komentuar situatën në Ngushticën e Hormuzit, në kuadër të tensioneve mes SHBA-ve dhe Izraelit me Iranin. I ftuar në një studio televizive Deliu theksoi se Irani e ka përdorur shpesh këtë ngushticë si një mjet presioni në përballje me sanksionet ndërkombëtare. “Irani ka një privilegj apo garanci dhe herë pas here e ka përdorur Ngushticën e Hormuzit si armë dhe mjet diplomatik për të luftuar sanksionet që i janë vendosur për shkak të kufizimeve që kërkoheshin për pasurimin e uraniumit apo kapacitetet balistike,” u shpreh ai. Sipas tij, pozicioni gjeografik i Iranit i jep një avantazh të rëndësishëm strategjik. Afërsia me këtë korridor detar i mundëson Teheranit jo vetëm mbrojtje, por edhe aftësi për të...