Ngrihen postblloqe/ Arratisja e të dënuarit për 4 vrasje, zbulohet itinerari i të burgosurit Altin Ndoci
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arratisjen e të burgosurit Altin Ndoci, i cili ndodhej i shtruar në repartin infektiv të spitalit Rajonal të Durrësit. I dënuari për 4 vrasje, dyshohet se pasi ka arritur të dalë nga dhoma e spitalit, duke i shpëtuar vëmendjes së oficerëve të policisë, ka ecur përgjatë itinerarit që të çon drejt varrezave të Durrësit. Ndërkohë, policia ka ngritur postblloqe, në mënyrë të tillë që të bëjë të mundur kapjen e tij. Po ashtu po vëzhgohen të gjitha kamerat e sigurisë në spital, por dhe përgjatë rrugëve.
Burimi:
ntv.al