Ngricat vështirësojnë lëvizjen/ Bëhet kriposja e akseve rrugore në veri të vendit
Dëbora vijon të vështirësojnë qarkullimin në veri të vendit, kryesisht në zonat malore të qarkut Shkodër. Sipas parashikimeve, pritet rënie e ndjeshme e temperaturave e shoqëruar me ngrica. Ndaj Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se po kryen pastrim dhe kriposje të plotë të akseve rrugore për të garantuar sigurinë e qarkullimit. Drejtuesit e mjeteve keshillohen të lëvizin me goma dimërore dhe zinxhir si dhe të shmangin orët e para të mëngjesit dhe të mbrëmjes.
Burimi:
sot.com.al