Ngec sërish e-Albania, bizneset detyrohen të bëjnë “rojë nate”
Vërtet që shqiptarët i përdorin shërbimet online të e-qeverisjes më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian, por si duket kjo vjen pasi brenda një dite tentohet disa herë për të marrë shërbimin (nëse ke fat dhe e merr). Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq të shpeshta dhe pa rezultat, sa kjo po i detyron ata të qëndrojnë të lidhur gjatë gjithë ditës për të mbyllur veprime që duhet të ishin të thjeshta. Shqetësimi për vonesat dhe pengesat në platformën e-Albania, që përdoret për kryerjen e procedurave administrative dhe ngarkimin e certifikatave, vjen sërish nga bizneset dhe kontabilistet. Bizneset pohojnë se nuk po arrijnë të bëjnë as ndryshimet dhe shërbimet më të...
Burimi:
sot.com.al