Nga vjedhja te pastrimi i parave, SPAK i komunikon akuzat të pandehurve në dosjen “Bankers”

Nga vjedhja te pastrimi i parave, SPAK i komunikon akuzat të pandehurve në dosjen “Bankers”

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet lidhur me dosjen ‘Bankers’, ndërsa ka ngritur 3 akuza për 6 të pandehur të çështjes që fillimisht u hetua nga Prokuroria e Fierit dhe më pas u transferua në Tiranë. Akuzat u janë komunikuar Leonidha Çobos, Ritvan Zotos, Elvira Plakut dhe 3 ish-punonjësve të Ministrisë së Financave. Gazetarja Klodiana Lala, referuar informacioneve nga SPAK, bëri të ditur se ndaj tyre rëndojnë akuzat shpërdorim detyre, vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës dhe pastrim parash. Referuar dosjes hetimore, të pandehurit rezultojnë se blinin toka dhe ja jepnin me qira të lartë kompanisë Bankers. Ndërkohë SPAK vijon hetimet për një nga ato që konsiderohen aferat më të mëdha në fushën e hidrokarbureve. Hetimet e SPAK janë kryer nga prokuroret Anita Jella dhe...