Nga treni elektrik që s’u nis kurrë, tek Aeroporti i Vlorës dhe Shqipëria pa avionë zjarrfikës, 10 rrenat e vitit 2025

Nga treni elektrik që s’u nis kurrë, tek Aeroporti i Vlorës dhe Shqipëria pa avionë zjarrfikës, 10 rrenat e vitit 2025

Nga treni elektrik që mbeti kantier, tek aeroporti i Vlorës pa fluturime, nga dëmshpërblimi i banorëve për zjarret deri te nafta e Shpiragut që u shua bashkë me premtimet për 24 orë ujë, dy avionë zjarrfikës, shkolla të reja e legalizime. 2025 ishte vit zgjedhor, dhe si çdo vit zgjedhor në Shqipëri, premtimet ishin të shumta dhe të përsëritura. Në mbyllje të vitit, faktet flasin për kantierë të pambyllur, projekte të dështuara rrugësh, afate të shtyra dhe qytetarë të zhgënjyer. Treni elektrik që nuk u nis Në prezantimet 3D të qeverisë, Tirana lidhet me Durrësin dhe Rinasin nga një tren modern elektrik. Në terren, prej më shumë se katër vitesh ekziston vetëm një kantier që s’po mbaron. Me disa afate të shkelura, hekurudha Tiranë–Durrës–Rinas është...