NGA TAULANT KOPLIKAJ – Arti konceptual dhe m*ti si gjenialitet, në vijim të një debati për çilsin e Shkodrës
Arti konceptual është ndoshta forma më e urryer e artit sot. Jo vetëm sepse është i pakuptueshëm, por sepse nuk i pëlqen thuajse asnjeriu, dhe thuajse të gjithë e shohin si të shëmtuar. Njerëzit në përgjithësi janë të prirur pas të bukurës, artit që njohin, që e shijojnë e që i emocionon. Dhe ky lloj arti “kontemporan”, me instalacione groteske, është për atë kategori të ngushtë që bejnë sikur kanë hyrë në trurin e “artistit”, por që realisht edhe ata një m*t kuptojnë.– Ky nuk është art – thërrasim ne tokësorët e zakonshëm.– Injoranta të pashkollë – thërrasin grushti i vogël i “kontemporanëve”.Por mos të mërzitemi. Ky nuk është problem shqiptar. Ky është problem global. Catelan ngjiti bananen dhe e quajti art. Ai tipi tjetër...
Burimi:
sarandanews.com