Nga sot rikthehet normaliteti në aeroportin e Vlorës/ Behgjet Pacolli fiton gjyqin ndaj ortakut

Nga sot rikthehet normaliteti në aeroportin e Vlorës/ Behgjet Pacolli fiton gjyqin ndaj ortakut

Biznesmeni Behgjet Pacolli, në një postim në rrjetet sociale, ka lënë të nënkuptohet se ka fituar gjyqin për aeroportin e Vlorës ndaj ish-ortakut të tij, Valon Ademi, që e kishte paditur në Gjykatën e Tiranës. Pasi Prokuroria e Tiranës pezulloi aksionet e aeroportit, Paccoli thotë se prej ditës së sotme aeroporti i Vlorës i është rikthyer normalitetit institucional dhe rendit ligjor. Pacolli thekson se operimi në aeroport do të vijojë tashmë normalisht, duke lënë të kuptohet se drejtësia është shprehur dhe se ai ka fituar nga përplasja me ish-ortakun Ademi. “Po kthehet normaliteti me aeroportin e Vlorës! Akti më i lartë i përgjegjësisë qytetare dhe patriotike është kontributi ndaj familjes, shoqërisë dhe shtetit përmes punës së ndershme, profesionale dhe respektimit të parimeve të drejtësisë. Drejtësia,...