Nga sot bllokohet aksi Tiranë-Rinas, oraret dhe rrugët ku mund të kalohet
Nga dita e sotme bllokohet qarkullimi i automjeteve në drejtimin Tiranë–Rinas për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar.Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se bllokimi do të jetë në fuqi sot dhe nesër (14 janar), nga ora 20:00 deri në 06:00. Sipas ARRSH-së, gjatë këtij intervali qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative: Vorë–Fushë Krujë (kthesa e Rinasit), rruga dytësore, aksi Tiranë–Kamëz–Valias–Rinas, si dhe rruga Kashar–Thumanë e ndërtuar nga koncesionari. “Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë-Rinas, në intervalin: Ora 20:00 – 06:00 Datat 13–14.01.2026 Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit...
Burimi:
sot.com.al