Nga sot bllokohet aksi Tiranë–Rinas, ja oraret dhe rrugët alternative ku mund të kalohet

Nga sot bllokohet aksi Tiranë–Rinas, ja oraret dhe rrugët alternative ku mund të kalohet

Nga dita e sotme bllokohet qarkullimi i automjeteve në drejtimin Tiranë–Rinas për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se bllokimi do të jetë në fuqi këtë të martë dhe të mërkurën (14 janar), nga ora 20:00 deri në 06:00. Sipas ARRSH-së, gjatë këtij intervali qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative: Vorë–Fushë Krujë (kthesa e Rinasit), rruga dytësore, aksi Tiranë–Kamëz–Valias–Rinas, si dhe rruga Kashar–Thumanë e ndërtuar nga koncesionari.  “Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë → Rinas, në intervalin: Ora 20:00 –...