NGA PRELË MILANI – Teuta nuk u përfill, Shkodra le të ngushëllohet me Hasan Riza Pashën e Bagdadit!

NGA PRELË MILANI – Teuta nuk u përfill, Shkodra le të ngushëllohet me Hasan Riza Pashën e Bagdadit!

Teuta po vjen! Jo si hijeshë muzeale, as si dekor bronzi për turizëm sezonal por si ora fatlume e Ilirisë, si kujtesë që nuk u shlye as nga koha, as nga Roma, as nga harresa jonë moderne.Në rrugën Shëngjin- Velipojë, aty ku deti përputhet me malin, ajo po ngrihet në fron, në një ballkon guror, mbi Rânën e Hêdhun, si roje e përjetshme e horizontit ilir.Shtat i hedhun, i derdhun krejt në bronz, me vështrim që s’ kërkon leje por kërkon përgjigje. Kurorë e artë, parzmore, shtizë flakëruese jo për luftë por për kujtesë.Teuta nuk po kthehet për pushtet; po kthehet sepse e ka marrë malli me u pa me gjirin e Labeatëve dhe deltën e Barbanës, me u bindë se Iliria nuk ka vdekur...