NGA PLARENT NDRECA – A ka dështuar Reforma në Drejtësi…?
Unë nuk besoj se është e saktë të thuhet se Reforma në Drejtësi ka dështuar. Sa herë që një sistem nuk prodhon rezultatin për të cilin është ndërtuar, ose prodhon një rezultat të deformuar, diskursi ynë publik reagon menjëherë. Impulsiv për nga natyra dhe i prirur ndaj përfundimeve bardh e zi, ai nxjerr verdiktin përfundimtar: dështim.Por shpejtësia e një përfundimi nuk është garanci për saktësinë e tij. E vërteta është më e ndërlikuar, pasi ne nuk e kemi testuar kurrë reformën në një tension real institucional.Shpallja e dështimit është rruga më e lehtë. Është një akt çlirues, sepse shpërndan përgjegjësinë dhe e zhvendos adresimin e saj. Fajin e lëviz nga aktorët te arkitektura, nga praktika te teksti, nga zbatuesi te hartuesi.Në një plan, çliron nga...
Burimi:
sarandanews.com