NGA PAULIN MACAJ – Rrjolli, në prag të një tragjedie që mund të ndodhë në çdo çast…

NGA PAULIN MACAJ – Rrjolli, në prag të një tragjedie që mund të ndodhë në çdo çast…

Në Shqipëri ka një vend ku heshtja nuk ekziston. Një vend ku çdo ditë mund të kthehet në tmerr. Ai vend është Rrjolli. Prej javësh, banorët jetojnë në frikë dhe tension. Grupe të tëra njerëzish qëndrojnë në këmbë çdo ditë për të mbrojtur tokën e të parëve të tyre.Nga ana tjetër, punimet dhe forcat e shtetit nuk ndalojnë. Çdo ditë rritet zemërimi. Çdo ditë shtohet frika. Çdo ditë shtohet rreziku që një moment i vetëm të kthehet në një tragjedi. Fëmijë që qajnë, pleq që dridhen, gra që shohin të ardhmen me tmerr.Banorët e Rrjollit po mbrojnë diçka më shumë se tokën: Po mbrojnë dinjitetin, historinë dhe shpirtin e tyre. Në këtë vend, historia e dhimbshme është gjithmonë pranë:Kur njerëzit heshtin, toka u merret.Kur zëri...