NGA PAULIN MACAJ – Qëndresa jonë është për drejtësi jo për kaos, Rrjolli është kundër imponimit jo zhvillimit

NGA PAULIN MACAJ – Qëndresa jonë është për drejtësi jo për kaos, Rrjolli është kundër imponimit jo zhvillimit

Prej tre javësh Rrjolli ka folur. Prej tre javësh Rrjolli ka paralajmëruar. Prej tre javësh është kërkuar vetëm një zgjidhje: largimi i firmës nga territori i banorëve. Sot jemi në pikën që ishte e parashikuar. Kjo nuk ndodhi papritur. Kjo erdhi nga mosreflektimi. Tre javë qëndresë e qartë dhe publike Banorët e Rrjollit:Protestuan paqësisht në tokën e tyre.Kërkuan takim institucional.Trokitën në çdo derë zyrtare.Informuan median.Paralajmëruan për përshkallëzim nëse nuk do të kishte reflektim.Asnjëherë nuk kërkuan përplasje.Asnjëherë nuk kërkuan konflikt.Kërkuan vetëm të mbrojnë pronën dhe jetën e tyre.LEXONI EDHE: VIDEO E PLOTË – Përleshja fizike në Baks- Rrjoll, çfarë ndodhi këtë të shtunë në protestën në Velipojë…Kur zëri shpërfillet, kur qytetari flet dhe nuk dëgjohet, krijohet boshllëk. Kur kërkesa për dialog injorohet, lind tensioni. Kjo është...