NGA PAULIN MACAJ – Mos e çoni këtë çështje drejt përplasjes, historia gjykon më ashpër se çdo gjykatë
Të dashur bashkëqytetarë,Sot po ju drejtohem me dhimbje, por me një vendosmëri të palëkundur për atë që po ndodh në Rrjoll të Velipojës. Një zonë që për breza ka jetuar në harresë, pa rrugë e pa shtet, ku shkohej me varkë e me mushkë, sot po bëhet papritur “strategjike” vetëm sepse iu zbulua vlera ekonomike. Dhe bashkë me këtë “zbulim”, po rrezikon të zhduket pronari autokton nga toka e vet.Mos e quani zhvillim zhdukjen e pronarit nga trualli i tij. Zhvillim nuk është kur largohen të trishtuarit dhe afrohen të fuqishmit. Zhvillim nuk është kur humbet identiteti dhe ngrihet antivlera.Kur i merret toka atij që e ka trashëguar me breza, kur e ndershmja shtypet e e mbrapshta nderohet, kur pushteti mbron të fortin e jo...
Burimi:
sarandanews.com