NGA PAULIN MACAJ – Drejtësia foli, si ka mundësi që ka një vendim gjykate dhe punimet vazhdojnë?

NGA PAULIN MACAJ – Drejtësia foli, si ka mundësi që ka një vendim gjykate dhe punimet vazhdojnë?

Prej 22 ditësh, banorët e Rrjollit protestojnë me dinjitet. Kanë protestuar në tokën e tyre. Kanë trokitur në institucione. Kanë shkuar në konsullata, në dyer drejtësie, në bashki. Kanë bërë marshim me lutje, duke kërkuar drejtësi nga Zoti dhe nga shteti. Dhe drejtësia foli.Vendimi i Apelit njohu të drejtën e pronës së familjes Malaj. Por sot lind pyetja që shqetëson çdo qytetar: Si ka mundësi që ka një vendim gjykate dhe punimet vazhdojnë?Banorët nuk janë zaptues. Ata kanë dokumente, kanë histori, kanë kujtesë brezash. Kanë jetuar aty kur zona ishte e harruar. Sot, kur toka mori vlerë, u kujtuan projektet.Kjo nuk është çështje politike. Nuk është çështje partie. Është çështje shteti dhe respekti për ligjin. Nëse një vendim gjykate nuk zbatohet, çfarë mesazhi jepet? Nëse...