“Nga një kauzë, debati ka kaluar në thirrje politike”/ Protesta, analisti: Kemi një nivel të lartë dezinformimi

“Nga një kauzë, debati ka kaluar në thirrje politike”/ Protesta, analisti: Kemi një nivel të lartë dezinformimi

Analisti Alfred Muharremi, i ftuar ne nje studio televizive komentoi zhvillimet e fundit që lidhen me protestat qytetare dhe ndikimin që, sipas tij, mund të kenë aktorë të ndryshëm politikë në këtë proces. Gjatë debatit në studio, Muharremi bëri dallimin mes protestës si e drejtë demokratike dhe përpjekjeve për ta përdorur atë për qëllime të tjera politike. “Nëse sot kemi një nivel shumë të lartë dezinformimi dhe grupe që kërkojnë të arrijnë objektivat e tyre përmes tensionit politik, atëherë duhet të jemi të kujdesshëm. Ka individë dhe aktorë që e shohin protestën si mundësi për të çuar përpara agjenda të tjera.”-tha analisti. Muharremi u ndal edhe te prania e disa figurave politike në tubime, duke argumentuar se një pjesë e tyre nuk përfaqësojnë shumicën e...