Nga ndjenja te kontrata, si po rriten marrëveshjet paramartesore te çiftet shqiptare

Nga ndjenja te kontrata, si po rriten marrëveshjet paramartesore te çiftet shqiptare

Në një kohë kur dashuria deklarohet në Instagram, pasuria matet në metra katrorë dhe divorci ka pushuar së qeni fundi i botës, çiftet po zbulojnë se romantizmi nuk e përjashton planifikimin. Përkundrazi. Kontrata paramartesore, dikur e konsideruar si një fyerje ndaj ndjenjave, po shfaqet sot si aspekt i ri i martesës moderne. Jo për të parashikuar ndarjen, por për ta bërë bashkimin më të menaxhueshëm. Në Shqipëri, kontratat paramartesore po hyjnë ngadalë në fjalorin e çifteve moderne, jo si një shenjë ftohtësie apo mosbesimi, por si reflektim i një epoke që ka mësuar se dashuria nuk e zëvendëson nevojën për qartësi. Ajo që dikur dukej si një zakon tipik për elitat perëndimore apo për martesat e famshme që përfundojnë në gjykata, sot po shihet gjithnjë...