Nga mungesa e ujit te përmbytjet masive në Vlorë, Sharra: Ky është dështim i shtetit

Nga mungesa e ujit te përmbytjet masive në Vlorë, Sharra: Ky është dështim i shtetit

Situata e përmbytjeve në qarkun e Vlorës mbetet alarmante, ndërsa lumi Vjosë ka dalë nga shtrati duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Në një reagim mbi situatën, kryetari i Partisë Demokratike për Vlorën, Hysni Sharra, ka akuzuar qeverinë për neglizhencë afatgjatë dhe keqmenaxhim të krizës, duke theksuar se shkaku nuk është vetëm një fenomen natyror. Duke folur mbi gjendjen, Sharra vuri në dukje paradoksin ironik të Vlorës, e cila vetëm pak javë më parë vuante nga mungesa e theksuar e ujit të pijshëm, ndërsa sot përballet me përmbytje masive. Sipas tij, kjo dëshmon një mungesë totale të planifikimit dhe investimeve strategjike në infrastrukturë. Kryedemokrati vlonjat drejtoi akuza të forta ndaj zyrtarëve lokalë dhe qendrorë. Ai kritikoi ashpër deputetin e zonës, Vullnet Sinaj, i cili, sipas tij,...