NGA MIKEL KOPSAJ – Qendra Historike e Shkodrës do të mbrohet me ligj, jo me deklarata…

NGA MIKEL KOPSAJ – Qendra Historike e Shkodrës do të mbrohet me ligj, jo me deklarata…

Meqë nuk kam qenë i ftuar në tryezën e diskutimeve, po reagoj publikisht ndaj deklarimeve të arkitektit Zef Çuni për Qendrën Historike të Shkodrës. Dua ta sqaroj qartë: nuk ka asnjë plan apo propozim zyrtar që parashikon ndërtime 5, 6 apo 7 kate në Qendrën Historike. Dokumenti i dërguar për shqyrtim pranë AKPT parashikon maksimumi 3 kate. Çdo deklaratë ndryshe është e pavërtetë. Proceset e planifikimit urban i nënshtrohen ligjit dhe filtrave shumë të rreptë, jo dëshirave apo interpretimeve personale. Nga të dhënat zyrtare rezulton se z. Çuni ka pasur dhjetëra aplikime të refuzuara për mospërputhje me kriteret urbanistike, ndërkohë që vetë ka përfituar më herët nga leje me lartësi më të mëdha se ato që sot kundërshton publikisht. Debati profesional është i nevojshëm dhe...