Nga kritikat për protestat e Berishës tek çështja “Balluku”, zbardhen 305 amendamentet e PE për Shqipërinë
Raporti për Shqipërinë që do të diskutohet në Parlamentin Europian do të kalojë përmes 305 amendamenteve të paraqitur nga eurodeputetët. Imuniteti i ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, protestat e dhunshme të opozitës, mbështetja e fortë për SPAK-un, por edhe zgjedhjet e vitit 2025 janë disa nga amendamentet që janë paraqitur nga eurodeputetët, të cilat do të shqyrtohen në seancën për Shqipërinë. Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian, David McAlister ka bërë një amendament në paragrafin ku flitet për Reformën në Drejtësi. “PE Mirëpret vazhdimin e zbatimit të procesit të reformës në drejtësi, përfshirë rivlerësimin (vetting-un) e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili ka kontribuar në rritjen e llogaridhënies dhe integritetit brenda sistemit gjyqësor; vëren, megjithatë, sfida të vazhdueshme që lidhen me efikasitetin e gjyqësorit, stokun e çështjeve, qëndrueshmërinë...
Burimi:
sot.com.al