Nga Instagrami te gjykata: Skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro
Nga Instagrami te gjykata: Skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro Videot dhe postimet me mesazhe motivuese, veshjet firmato, deklaratat për besimin në Zot, dashuria për familjen dhe një stil jetese luksoz – i mbushur me makina të shtrenjta dhe udhëtime në destinacione ekzotike, i kanë sjellë Kristian Boçit gati 100 mijë ndjekës në Instagram. Por përtej fasadës së një babai të përkushtuar dhe bashkëshorti të dashur, që Boçi shfaqte në rrjetet sociale, Prokuroria e Tiranës dyshon se fshihet një skemë e sofistikuar pastrimi parash me origjinë nga krimi i organizuar. Sipas prokurorisë, kjo skemë komplekse, me vlerë rreth 50 milionë euro, e ndërtuar përmes huave dhe qarkullimit të parave cash, implikon shtatë persona të dyshuar dhe 14 kompani. Përveç Boçit, skema kishte...
Burimi:
sot.com.al