Nga Instagrami te gjykata: Miqtë e Veliajt – Skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro
Një përplasje procedurale mes prokurorisë dhe gjykatave ka çuar në rrëzimin e sekuestrimit të pasurive nën hetim për pastrim parash kundër biznesmenit Elman Abule dhe influencerit Kristian Boçi. Videot dhe postimet me mesazhe motivuese, veshjet firmato, deklaratat për besimin në Zot, dashuria për familjen dhe një stil jetese luksoz – i mbushur me makina të shtrenjta dhe udhëtime në destinacione ekzotike, i kanë sjellë Kristian Boçit gati 100 mijë ndjekës në Instagram. Por përtej fasadës së një babai të përkushtuar dhe bashkëshorti të dashur, që Boçi shfaqte në rrjetet sociale, Prokuroria e Tiranës dyshon se fshihet një skemë e sofistikuar pastrimi parash me origjinë nga krimi i organizuar. Sipas prokurorisë, kjo skemë komplekse, me vlerë rreth 50 milionë euro, e ndërtuar përmes huave dhe qarkullimit...
Burimi:
sot.com.al