Nga ekzekutimi në sallën e gjyqit të gjyqtarit Kalaja, tek atentati në Rinas/ Ngjarjet e rënda që tronditën 2025-n

Nga ekzekutimi në sallën e gjyqit të gjyqtarit Kalaja, tek atentati në Rinas/ Ngjarjet e rënda që tronditën 2025-n

Viti 2025 u shënua nga një sërë ngjarjesh të rënda kriminale që tronditën opinionin publik dhe vunë në diskutim sigurinë dhe rendin në vend. Nga atentate mafioze dhe vrasje për gjakmarrje, te krime banale që përfunduan fatalisht dhe ngjarje që goditën drejtpërdrejt sistemin e drejtësisë, Shqipëria përjetoi një nga vitet më të errëta në aspektin e kriminalitetit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës 1 janar – 30 nëntor 2025, në territorin e vendit janë regjistruar 39 vrasje, ndërsa 8 prej tyre mbeten ende pa autorë të identifikuar, kryesisht në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës. Më poshtë, një përmbledhje kronologjike e ngjarjeve kriminale më të bujshme të vitit që po lëmë pas. Skedat e krimit – Ngjarjet më të rënda të vitit 2025 6 janar 2025,...