NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…
Dritanin nuk e njoh shumë mirë personalisht; e kam takuar vetëm një herë. Di vetëm se është nga Kosmaçi, njëri nga fshatrat ku kam privilegjin të shërbej si meshtar. Herën e vetme që e takova, ma rikonfirmoi një të vërtetë të madhe…Zakonisht, gjatë muajve tetor–nëntor, vizitoj bashkësitë katolike të shqiptarëve në Itali. Në një numër shumë të madh, që rritet nga viti në vit për shkak të emigracionit dhe shpopullimit masiv që ka prekur vendin tonë, vizitat në ato vende dhe takimet me ta më japin një kënaqësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë takohemi në një kishë, ku kremtojmë edhe meshën në gjuhën shqipe.Teksa afrohesha pranë katedrales në Saluzzo për të kremtuar meshën, në oborr një zë më përshëndeti shqip: “Mirë se erdhe, Pader, jam Dritani, jam...
Burimi:
sarandanews.com