Burimi:
Radar.al
Foto © Radar.al
Nga çantat firmato tek orët luksoze, shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë në Britani, mbi 1 milion paund dëme
Autoritetet britanike kanë goditur një bandë hajdutësh të përbërë nga pesë shtetas shqiptarë dhe një grua britanike, të përfshirë në dhjetëra vjedhje me vlerë të lartë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Të pandehurit kanë pranuar fajësinë për një seri grabitjesh që kapin vlerën mbi 1 milion paund. Endrit Nikolli (27 vjeç), Kristian Gropcaj (30), Gjergj Lleshaj (31), Kristian Dedndreaj (28) dhe Sidorjan Lleshi (26) u deklaruan fajtorë për vjedhje gjatë seancave në Gjykatën e Kurorës në Chester, më 28 nëntor 2025 dhe 6 janar 2026. Ndërkohë, Jade Tubb (33 vjeçe), shtetase britanike dhe partnere e Nikollit, u shpall fajtore për konspiracion për posedim pasurie kriminale. Sipas hetimeve, banda ka kryer të paktën 44 vjedhje në qarqe të ndryshme, përfshirë Cheshire, Staffordshire, Nottinghamshire, Warwickshire dhe...