Nga Astrit Avdyli, Lulzim Berisha e vëllezërit Hoxhosmani; kush janë 33 të burgosurit “VIP” që u transferuan nga…

Nga Astrit Avdyli, Lulzim Berisha e vëllezërit Hoxhosmani; kush janë 33 të burgosurit “VIP” që u transferuan nga…

Janë publikuar emrat e 33 të burgosurve në burgun e Durrësit, të cilët janë transferuar me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë në burgjet e sigurisë së lartë të Fierit dhe të Peqinit. Mes emrave të transferuar janë dhe të “burgosurit e famshëm” Lulzim Berisha dhe Astrit Avdyli. Berisha njihet si kreu i bandës së Durrësit dhe u kap në Spanjë, pasi kishte ndryshuar krejtësisht pamjen e tij. Ndërsa, Astrit Avdyli është kreu i grupit të Shijakut dhe dyshohej se drejtonte një grup kriminal në zonë. Vendimi u mor pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga Spitali i Durrësit. Burime zyrtare sqarojnë se bëhet fjalë vetëm për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë, dhe jo për zyrtarë apo persona të arrestuar për çështje korrupsioni...