Nga Armenia prostitucion në Shqipëri, goditet grupi në Durrës, në pranga organizatorja, procedohen edhe 3 shqiptarë

Nga Armenia prostitucion në Shqipëri, goditet grupi në Durrës, në pranga organizatorja, procedohen edhe 3 shqiptarë

Një 52-vjeçare nga Armenia është arrestuar nga policia pasi organizonte prostitucion në Durrës, duke shfrytëzuar edhe një 22-vjeçare nga Peruja. Kjo e fundit është vënë nën hetim nga blutë, së bashku me 3 persona të tjerë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash, karta telefoni, bllok shënimesh, etj. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase të huaja kishin marrë me qira dy apartamente, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës, të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. “Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara gjatë fazave të operacionit policor të koduar...