NGA ARDIAN NDRECA – Paradoksi ynë asht se në Shqipni nuk shembet e vjetra por e reja…
Paradoksi ynë asht se në Shqipni nuk shembet e vjetra por e reja. Shemben e i merr lumi rrugët e reja, urat e reja, ndërtimet e reja. Krymi i korrupsionit bren çdo lloj hekuri e betoni. E vetmja gja që s’shembet asht e gjithë kjo klasë politike.Gjuha e ndërtimeve ka qenë ajo e përfitimit dhe jo e sigurisë dhe e dobisë, madje s’ka qenë as gjuha funksionale; sa për identitet apo largpamësi zhvillimi as që mund të flitet.Projektet – kryesisht të hueja e të miratueme nga lideri suprem i gjithëdijshëm – mbajnë vulën e autoreferencializmit, mjaft me kujtue projektin e kullës në qendër të Shkodrës, nji ngrehinë manieriste që përban nji tallje me qytetin dhe me krejt territorin.Gjithçka që i vjen era qytet tek ne...
Burimi:
sarandanews.com