“Nëse zv/kryeministrja flet, ai është i rrezikuar”/ Lala: Balluku “ja tundi” themelet Ramës kur SPAK hyri në paradhomë

“Nëse zv/kryeministrja flet, ai është i rrezikuar”/ Lala: Balluku “ja tundi” themelet Ramës kur SPAK hyri në paradhomë

Për gazetaren Klodiana Lala, beteja e zv/kryeministres Belinda Balluku me drejtësinë është e gjatë, por sipas saj, Rama duhet ta kishte larguar me kohë nga qeveria. Sipas Lalës, zhurma që shkaktoi vendimi i GJK për Ballukun lidhet me faktin që Balluku kishte investuar në media, së dyti, kishte pushtet të jashtëzakonshëm brenda PS për shkak të numrit të lartë të deputetëve të Fierit si dhe për faktin se ka qenë njeriu i besuar i Ramës dhe ka bërë rezistencën e vet. “Kam besuar se Tahiri do ta rrëzonte Ramën , por nëse Balluku flet, është i rrezikuar direkt Rama”, tha gazetarja e News24, Klodiana Lala. Klodiana Lala: Çështja e Ballukut do të shihet nga lëvizja në Këshillin e Mandateve, nga SPAK. Personalisht kam besuar që...