“Nëse vendos kusht, atëherë ka mbaruar çdo lloj nisme politike”/ Ramaj: Shqipëria në ngërç demokratik

“Nëse vendos kusht, atëherë ka mbaruar çdo lloj nisme politike”/ Ramaj: Shqipëria në ngërç demokratik

Situata politike në Shqipëri përshkruhet si kaotike, me një mungesë thelbësore dialogu dhe një demokraci që vuan. Refuzimi për t’u ulur në tryezën e bisedimeve dhe vendosja e kushteve paraprake shihen si pengesa që shuajnë çdo nismë politike dhe qytetare, duke e lënë vendin në një ngërç. Sipas analizës së situatës aktuale nga avokati Redi Ramaj në nje emision televiziv, Shqipëria po përjeton një defekt të madh demokratik. Mazhoranca qeverisëse akuzohet se, duke përdorur të gjithë mekanizmat në dispozicion, po e çon vendin drejt një forme tiranie, të ngjashme me regjimet jodemokratike. Ky shqetësim thellohet nga pamundësia për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe mungesa e një qasjeje të drejtë për organizimin e zgjedhjeve lokale dhe qeverisjes vendore. “Nëse dikush, pa...