“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi 14-vjecarin, vihet në pranga riu shqiptar

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi 14-vjecarin, vihet në pranga riu shqiptar

Një 21-vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vite e 8 muaj burg në Itali, pasi akuzohet për grabitje dhe dhunë ndaj një 14-vjeçari. Vendimi u mor në procedurë të përshpejtuar nga gjykata, pasi sipas hetimeve ai dhe disa bashkëpunëtorë kishin terrorizuar të miturin për muaj me radhë për t’i marrë para. Ngjarjet kanë ndodhur mes shtatorit 2024 dhe prillit 2025 në qytetin Borgo San Lorenzo, ndërsa i pandehuri ka qenë prej kohësh në arrest shtëpie, ku edhe ka pritur shpalljen e vendimit të gjykatës Sipas hetimeve, i riu së bashku me disa bashkëmoshatarë i bënin presion çdo javë 14-vjeçarit. Ata e ndalonin në rrugë dhe nën kërcënimin se do e dhunonin, e detyronin t’i jepte paratë që kishte me vete. Shumat e marra ishin të vogla,...