“Nënës do t’i jepet punë dhe kurs prindërimi”/ Shërbimi Social do t’i sigurojë banesë tre të miturve në Durrës
Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit ka reaguar zyrtarisht, pas lajmit të publikuar një ditë më parë për tre fëmijët në Durrës. Me anë të njoftimit, Shërbimi Social bën me dije se ka përfunduar mbledhja e Grupit Teknik Ndërsektorial. Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues të Shërbimit Social, organizata joqeveritare, Policia, Shëndetësia dhe institucione të tjera përkatëse, ku u diskutua rreth ndërhyrjes së menjëhershme në ndihmë të tre fëmijëve dhe nënës së tyre, Blerina Basha. Sipas drejtoreshës së Shërbimit Social, Diola Xhango, në këtë mbledhje është vendosur që fëmijët të ndihmohen urgjentisht me veshmbathje dhe të gjitha medikamentet e nevojshme për trajtimin e sëmundjes së tyre, ndërkohë që banesa do t’i nënshtrohet pastrimit dhe dezinfektimit. Gjithashtu familja do të ndihmohet për të kryer procedurat e...
Burimi:
ntv.al