Nen hetim nje grua ne Gjirokaster, qeni i saj sulmoi nje burre

Nen hetim nje grua ne Gjirokaster, qeni i saj sulmoi nje burre

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetases M. H., banuese në Gjirokastër. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, qeni që ajo mbante ka sulmuar një 44-vjeçar, i cili si pasojë ka pësuar dëmtime të lehta. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme ligjore.