Nën hetim farmacistja nga Gjirokastra, iu gjetën ilaçe kontrabandë

Nën hetim farmacistja nga Gjirokastra, iu gjetën ilaçe kontrabandë

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. Ç., 57 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të kryer në farmacinë e saj, u gjet një sasi ilaçesh, pa pullë fiskale. Ilaçet u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.