Në pranga për arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, kush janë 8 të arrestuarit, mes tyre një grua (Emrat)

Në pranga për arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, kush janë 8 të arrestuarit, mes tyre një grua (Emrat)

Zbardhen emrat e personave të arrestuar pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndocit nga spitali rajonal i Durrësit, ngjarje e ndodhur një ditë më parë, 13 janar, teksa ai bashkë me disa të burgosur të tjerë kishte shkuar për një vizitë mjekësore. Gazetarja Kodiana Lala bën me dije se në kuadër të hetimeve janë vënë në pranga gjithsej tetë persona, mes tyre efektivë policie dhe staf shëndetësor, të dyshuar për shpërdorim detyre. Të arrestuarit janë: Aulon Çuko, kryeinfermier në spitalin e Durrësit, Desdemon Pazaj, zëvendësshef i Policisë dhe pesë efektivë policie që shoqëronin të burgosurit, Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baci, Aranit Çela. Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një grua, e identifikuar si Violeta Uka, e cila sipas gazetares Lala, është...