Në Peshkopi termometri regjistroi -11gradë celcius/ Sinoptikanët: Në mes të javës nis rritja e temperaturave

Në Peshkopi termometri regjistroi -11gradë celcius/ Sinoptikanët: Në mes të javës nis rritja e temperaturave

Kjo e hënë shënoi ditën më të ftohtë të vitit deri më tani. Sipas sinoptikanëve vendet më problematike janë verilindja dhe juglindja e vendit, aty ku edhe temperaturat regjistruan deri në -11 gradë në qytetin e Peshkopisë, ndërsa në Korçë termometri shkoi deri në -9. Pas motit të acartë, temperaturat do të pësojnë rritje, duke nisur nga e marta. “Dita e sotme mund të themi që ka qenë dita më e ftohtë e periudhës së dimrit deri më tani ku termometri shënoi në qytetin e Peshkopisë deri më -11 gradë celcius, ndërsa në kryeqytet temperaturat arritën në -2 gradë. Duke nisur nga dita e nesërme kemi një tërheqje graduale të temperaturave, ndërsa nesër temperaturat do të arrijnë deri në -6 gradë celsus në zonat malore”,...