Në kërkim për një bazë armësh, i shumëkërkuari Ylli Zalla i shpëton operacionit të policisë

Në kërkim për një bazë armësh, i shumëkërkuari Ylli Zalla i shpëton operacionit të policisë

I shumëkërkuari Ylli Zalla ka arritur t’i shpëtojë një operacioni policor, pavarësisht se ishte lokalizuar nga uniformat blu. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Xhensila Kodra. Zalla ishte shpallur në kërkim që prej muajit nëntor, i dyshuar për çështje që lidhen me armëmbajtje pa leje. Sipas burimeve, Policia kishte arritur të zbulonte vendndodhjen e tij në zonën e Zallë, Fushë-Krujë, ku edhe u zhvillua operacioni, por ai mundi të largohej para ndërhyrjes. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme. Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua një tjetër arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe miku u tij, Muçi Shaljani....