Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 25-vjeçari në Malësi të Madhe

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 25-vjeçari në Malësi të Madhe

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të 1275 bimë narkotike në bashkëpunim me familjarët e tij ka rënë në prangat e policisë së Malësisë së Madhe. Bimët narkotike të kultivuar në fshatin Aliaj, pranë banesës së tyre u sekuestruan nga policia në shtator të vitit të kaluar.“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ndaluan shtetasin G. Sh., 25 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar në tokën pranë banesës së tyre, në fshatin Aliaj, 1275 bimë narkotike,...