Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale/ Pranga 53-vjeçarit në Elbasan

Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale/ Pranga 53-vjeçarit në Elbasan

Një 53-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja në kuadër të operacionit policor të koduar “Alert”, u arrestua teksa po lëvizte në aksin Elbasan-Peqin. Gjykata spanjolle i ka caktuar masën e sigurisë ”, për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuara nga Kodi Penal i Spanjës. Kodi Penal i Spanjës parashikon dënim maksimal deri në 9 vite burgim, për këto vepra penale. Pritet ekstradimi i 53-vjeçarit në Spanjë. Njoftimi Elbasan Finalizohet operacioni policor i koduar “Alert”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I kërkuar nga autoritetet spanjolle për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin, 53-vjeçari. Shërbimet e...