Në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 3 persona në Morinë/ Pritet ekstradimi i dy prej tyre në Gjermani dhe Kuvajt

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 3 persona në Morinë/ Pritet ekstradimi i dy prej tyre në Gjermani dhe Kuvajt

Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me DVP Kukës, ka kapur dhe ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar gjatë kontrolleve në hyrje të Shqipërisë. Shtetasi M. G., 65 vjeç, banues në Kosovë, i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, është dënuar me 4 vite e 1 muaj burg për “Vjedhje”, “Grupi kriminal” dhe “Organizata kriminale”. Ai do të ekstradohet drejt Gjermanisë. Shtetasi Xh. S., 47 vjeç, banues në Prishtinë, i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kuvajtit për “Vjedhje të rëndë”, gjithashtu do të ekstradohet drejt Kuvajtit. Ndërsa shtetasi R. P., 36 vjeç, banues në Kosovë, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 vite burg për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, ndodhet në duart e DVP Tiranë...