“Ne jemi gjenerata Z, nuk na e mbyll dot gojën”/ E vetmja protestuese e proceduar, “shpërthen” ndaj Ramës:T’ju shporrim

“Ne jemi gjenerata Z, nuk na e mbyll dot gojën”/ E vetmja protestuese e proceduar, “shpërthen” ndaj Ramës:T’ju shporrim

Një nga momentet më të forta të protestës së 35-të kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës ishte fjala e një të reje, e cila u prezantua si e vetmja vajzë e proceduar penalisht pas protestave të fundit. Nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë, ajo hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj saj, duke deklaruar se nuk ka ushtruar dhunë dhe se gjatë protestës mbante në duar vetëm telefonin. “Unë jam e vetmja vajzë e proceduar në protestën paqësore. Më akuzojnë për sulm ndaj policisë dhe shkatërrim prone, kur kam pasur në duar vetëm telefonin”, u shpreh ajo. Më tej, e reja tha se brezi i saj nuk do të tërhiqet përballë padrejtësive dhe se procedimet nuk do ta ndalin rezistencën qytetare. “Ne jemi gjenerata Z. Nuk...